Spitali Plodnost – një mbështetës i ushqyerjes me gji

Në Spitalin Plodnost nënave u kushtohet një vëmendje e madhe për sa i përket të mësuarit për ushqyerjen e duhur me gji, mënyrën e mbajtjes së kokës së foshnjës, pozicionimin e duhur të gjirit dhe gjithçka tjetër që është e nevojshme për hapat e parë në këtë procedurë të rëndësishme si për nënën ashtu edhe për foshnjën.
Koha e dhënies së gjirit të parë është menjëherë pas lindjes nëse foshnja ka lindur në mënyrë natyrale, ose të nesërmen nëse ka qenë prerje cezariane. Është shumë e rëndësishme të filloni ushqyerjen me gji si duhet. Prandaj, stafi ynë mjekësor dhe infermieret janë vazhdimisht në konsultim me nënat dhe i ndihmojnë ato të krijojnë kontaktin fillestar me foshnjën e tyre dhe të fillojnë siç duhet procesin e ushqyerjes me gji.
Dhe bebet, si kjo bukuroshja jonë, menjëherë, nëpërmjet instinktit të tyre, fillojnë të kërkojnë ushqim dhe të lidhen me nënën e tyre.
