12 Newborn Smiles A Day Full Of Life At Plodnost

12 BUZËQESHJE TË REJA – NJË DITË E MBUSHUR ME JETË NË PLODNOST

Çdo ditë deri në fund të qershorit na sjell një gëzim të ri, por kjo e premte ishte vërtet e veçantë. Në repartin e Neonatologjisë të Spitalit Plodnost, dita filloi me ardhjen në jetë të 12 foshnjave të sapolindura, 6 vajza dhe 6 djem – që erdhën në këtë botë si dhurata më e çmuar e dashurisë së familjeve të tyre.

12 BUZËQESHJE TË REJA – NJË DITË E MBUSHUR ME JETË NË PLODNOST

27 Qershor 2025
maternity-hospital-newborn-baby-check-up-doctor-1200x1200.jpg
Çdo ditë deri në fund të qershorit na sjell një gëzim të ri, por kjo e premte ishte vërtet e veçantë. Në repartin e Neonatologjisë të Spitalit Plodnost, dita filloi me ardhjen në jetë të 12 foshnjave të sapolindura, 6 vajza dhe 6 djem – që erdhën në këtë botë si dhurata më e çmuar e dashurisë së familjeve të tyre.
 
Këto jetë të reja vijnë nga qytete të ndryshme të Maqedonisë: Strugë, Kavadar, Krushevë, Ohër, Prilep, Gostivar dhe 6 foshnja nga qyteti ynë Manastiri. Çdo histori është unike. Çdo nënë mbart një udhëtim të ndryshëm, plot shpresë, forcë dhe dashuri. Dhe kur ky udhëtim kurorëzohet me një foshnjë të shëndetshme që merr frymë dhe qan për herë të parë, e kuptojmë pse kjo punë bëhet me shpirt, çdo ditë.
 
Në një ditë si kjo, repartin e neonatologjisë e mbushin tingujt e jetës, përkujdesja e infermiereve, siguria në duart e obstetërve dhe përkushtimi i heshtur i një ekipi që jep gjithçka. Asnjë ditë nuk është e njëjtë, por çdo ditë ka vlerë. Sidomos kur jemi dëshmitarë të zgjerimit të 12 familjeve që fitojnë një kuptim të ri për jetën.
 
Çfarë do të thotë kjo për ekipin e Plodnost?
Do të thotë besim. Do të thotë se familjet nga e gjithë Maqedonia e zgjedhin Plodnost si vendin e tyre të sigurt për të lindur qoftë nga Prilepi, Gostivari apo Kavadarci. Do të thotë që përkujdesja jonë, profesionalizmi dhe njerëzillëku i ekipit tonë arrijnë zemrat e njerëzve.
 
Si duket një ditë si kjo prapa skenës?
Me një bashkëpunim të koordinuar midis gjinekologëve, neonatologëve, anesteziologëve, infermierëve, mamive dhe stafit mbështetës ditë të tilla kërkojnë disiplinë, organizim dhe mbi të gjitha dashuri. Çdo minutë realizohen ekzaminime, monitorohen parametrat jetikë të foshnjave, komunikohet me familjet dhe ofrohet çdo mbështetje e nevojshme nga gjidhënia deri te stabiliteti emocional pas lindjes.
 
Plodnost nuk është vetëm një spital
Plodnost është një bashkësi ku çdo foshnjë e re nuk është vetëm një pacient, por një anëtar i ri i familjes sonë të madhe.
 
Këto 12 foshnja të ditës së sotme janë edhe një dëshmi që jeta nuk ndalet kurrë. Që edhe fundjavat mund të fillojnë me gëzim, me tingullin e jetës së re dhe me lot gëzimi në sytë e nënave të tyre.
 
Urojmë nga zemra të gjitha familjet. Ju dëshirojmë shëndet të mirë, dashuri dhe momente të panumërta të bukura me foshnjat tuaja të reja.
 

 

Plodnost Hosital Newborns July Maternity Hospital Plodnost July Newborns July Newborns Plodnost Hospital July Newborns

 

© 2025 Hospital Plodnost. All Rights Reserved.